Para 4 muajsh u operua në zemër, vajza 6-muajshe mposht koronavirusin! Përcillet me lot gëzimi e duartrokitje nga spitali (VIDEO)

26 Prill 2020, 22:38| Përditesimi: 27 Prill 2020, 09:47

  • Share

Është cilësuar si 'vogëlushja mrekulli' pasi mposhti koronavirusin dhe u kthyer shëndosh e mirë në shtëpinë e saj. Po flasim për Erin Bates nga Liverpool, e cila ka vetëm 6 muaj jetë dhe prej ditësh ka qenë me frymëmarrje të drejtuar me një respirator për shkak të koronavirusit.  Erin është cilësuar si rast mrekulli, pasi vogëlushja vuante nga disa sëmundje të tjera shoqëruese. Në muajin dhjetor 2019, ajo iu nënshtrua një operacioni në zemër dhe kishte probleme me frymëmarrjen.

Pas dy javës betejë në spitalin e fëmijëve, vogëlushja ka mund t'ia dalë dhe të fitojë betejën e saj duke përlotur dhe gëzuar njëkohësish mjekët të cilët u kujdesën për të gjatë kësaj kohe.

Mediat e huaja shkruajnë se Erin, pa dalë negative në dy testet e fundit për COVID-19 dhe ndodhet në shtëpi, por sërish nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve deri sa gjendja e saj të stabilizohet plotësisht.

Largimi i vogëlushes nga ambientet spitalore, është shoqëruar me duartrokitje e lot gëzimi, nga mjekët dhe infermieret.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?