Para 2 ditësh u pajis me urdhër mbrojtje nga dhuna prej bashkëshortit, 52-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 3-të në Elbasan, humb jetën në vend

4 Maj 2022, 14:45| Përditesimi: 5 Maj 2022, 10:18

  • Share

Një 52-vjeçare nga Elbasani i ka dhënë fund jetës mesditën e sotme duke u hedhur nga kati i trete i pallatit ku banonte. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Vullnetari” ndërsa e ndjera Bardha Likrama kishte denoncuar dhunën në familje.

Report Tv mëson se mbrëmjen e 2 Majit ajo ka denoncuar bashkëshortin Pellumb Likrama për dhunë dhe ka kërkuar urdhër-mbrojtje. 

'Më datë 02.05.2022, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen Bardha Telha Likrama, e vitlindjes 1970, e papunë, sepse bashkëshorti  i saj, shtetasi Pellumb Likrama, i datëlindjes 1967, se bashkeshorti ka ushtruar dhunë Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.'- thuhej në padinë e 52-vjeçares.

Lidhur me konfliktet në familje flasin edhe fqinjët, të cilët shprehen se kanë parë prezencën e policinë dy netë më parë.

‘E njihnim për grua të mirë. Nuk e di çfarë problemesh ka pasur. Më të rrejt kot tek pallati matanë jetojnë.’- thanë fqinjët.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?