Paqe në Milan-Atalanta, sot në fushë Inter dhe Napoli (VIDEO-Golat)

25 Korrik 2020, 10:20| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 11:03

  • Share

Dueli që hapi siparin e javës së 36-të të Serisë A mes Milanit dhe Atalantës nuk pati fitues. Ndeshja mes dy skuadrave më në formë në Itali u mbyll në barazim 1-1 dhe Juventusi nuk mundi të festonte dot nga divani titullin kampion. Kuqezinjtë morën avantazhin që në minutën e 14-të me një kryevepër të Hakan Calhanoglu. Turku realizoi që nga goditja e dënimit duke mposhtur Gollinin.

Megjithatë bergamaskët nuk dorëzohen dhe fillimisht fitojnë një penallti të cilën ukrainasi Malinovskyi e humbet. Donnarumma priti penalltinë e tretë sezonale por më pas nuk mundi të bëntë dot gjë në minutën e 34-të kur barazoi me dhunë Duvan Zapata dhe gola në pjesën e dytë nuk pati. Milani mbetet në vend të 6-të ndërsa Atalanta forcë e dytë e Serisë A. Sonte Interi zbret në fushë ndaj Genoa-s ndërsa Napoli pret Sassuolon/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?