GOLAT/ Paqe në Derbin e shqiptarëve në Itali, Ismajli dëmtohet sërish! Roma shkarkon Mourinhon nëse humb ndaj Cagliari-t

7 Tetor 2023, 10:58| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 11:42

  • Share

Derbi i shqiptarëve në Serie A mbyllet në paqe. Lecce e Ylber Ramadani dhe Sassuolo ku aktivizohet Nedim Bajrami kanë barazuar 1-1 në stadiumin “Via del Mare”. Miqtë kaluian të parët në avantazh me Berardin e Lecce barazoi në pjesën e dytë. Paraqitje të mirë bënë Ramadani që luajti gjithë takimin por edhe Bajrami që u aktivizua në minutën e 64-të. Tre ndeshje pa fitore ka Lecce në Serinë A e dy Sassuolo.

Në sfidën hapëse të javës së 8-të në Itali Empoli i shqiptarëve barazoi pa gola ndaj Udineses e skuadrat morrën nga një pikë. Berisha luajti gjithë sfidën ndërsa mbrojtësi Ardian Ismajli rezistoi deri në minutën e 75-të kur edhe doli I dëmtuar duke shqetësuar trajnerin e Kombëtares Sylvinho. Empoli mbetet në zonën e rënies nga kategoria.

Ndërkaq, Prestigjiozja italiane Corriere dello Sport zbulon sot në faqe të parë se Roma është e gatshme të shkarkojë trajnerin Jose Mourinho nëse humbet në sfidën e së dielës ndaj Cagliarit.

Ora 10:59
Surprizë e madhe, Roma shkarkon Mourinhon nëse humb ndaj Cagliari-t

1696669273_JoseMourinhoheadcoachofASRoma.jpg

Prestigjiozja italiane Corriere dello Sport zbulon sot në faqe të parë se Roma është e gatshme të shkarkojë trajnerin Jose Mourinho nëse humbet në sfidën e së dielës ndaj Cagliarit. Mësohet se Presidenti Dan Friedkin donte ta shkarkonte Mourinhon që pas humbjes ndaj Genoas por ndeshja në Sardenjë ndaj Cagliarit është mundësia e fundit. Roma e ka fituar ndeshjen e fundit në kampionat ndërsa në Europë ka dy fitore.

Roma ka bërë nisjen më të dobët të sezonit ndër vite dhe në 7 ndeshje grumbullon, vetëm 8 pikë duke u renditur në vendin e 13. Ndryshe ka qenë ecuria në Europa League ku i ka fituar të dyja ndeshjet e luajtura deri më tani.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?