Papa Francesku

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

25 Prill, 09:55| Përditesimi: 25 Prill, 18:43

  • Share

Papa Françesku bëri thirrje edhe një herë për paqe në të gjithë botën, duke thënë në një intervistë për agjencinë e lajmeve amerikane CBS se “paqja e negociuar është më e mirë se një luftë e pafund”.

"Ju lutemi, vendet në luftë, të gjitha, të ndalojnë luftën. Përpiquni të negocioni. Kërkoni paqe", tha Papa.

Gjithashtu ai tha se lutet shumë për armëpushim dhe fëmijët ukrainas

"Çdo mbrëmje në orën 7 telefonoj famullinë në Gaza për të parë se si po shkon. Është shumë e vështirë. "Ata fëmijë nuk dinë të buzëqeshin. Unë u them atyre diçka, por ata kanë harruar si të buzëqeshin. Dhe kur një fëmijë harron të buzëqeshë është shumë e vështirë, kjo është një gjë shumë serioze”.

Ndërsa përsa i përket alarmit të urisë të lëshuar nga OKB-ja, Papa komentoi: 

 "Më thonë se çfarë po ndodh. Është shumë e vështirë. Shumë, shumë e vështirë. Ushqimi vjen, por ata duhet të luftojnë për ta marrë. Mund të lutem", përfundoi ai, "lutem shumë”.

Ora 18:40
 ‘Evropa mund të vdesë, armatosuni’! Macron thirrje aleatëve: Mburoja më e mirë e jona është aleanca përballë Rusisë

1713170084_macron.JPG

 “Evropa është e rrethuar dhe jo mjaftushëm e armatosur përballë sfidave nga fuqitë e paskrupullta rajonale si Kina dhe Rusia”, deklaron presidenti francez Emmanuel Macron.

Gjatë fjalës së tij në Universitetin e Sorbonës, Paris, Makron theksoi se gjatë viteve të ardhshme ekziston një rrezik i jashtëzakonshëm që Evropa të dobësohet dhe të “vdesë”.

"Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se Evropa jonë mund të vdesë dhe kjo varet vetëm nga zgjedhjet tona, të cilat duhet të bëhen tani, për të garantuar sigurinë tonë”, tha Macron.

Po ashtu presidenti vlerëson se mburoja më e mirë e Evropës janë armatimet dhe rritja e kapacitetit për t’i prodhuar ato.

“Kushti i domosdoshëm për sigurinë tonë është që Rusia të mos e fitojë luftën e saj kundër Evropës. Jemi përballë një fuqie të pafrenuar, e cila ka sulmuar një vend evropian, që nuk na thotë se cilët janë kufijtë e tij. Tani jo vetëm siguria e Ukrainës është në rrezik, por edhe ajo e evropianëve”, deklaroi presidenti.

Presidenti u bëri thirrje vendeve që të investojë në sektorin e mbrojtjes dhe armatimeve, në mënyrë që Evropa të përballojë kundërshtarët.

“Ne duhet të ndërtojmë një koncept strategjik të mbrojtjes në Evropë që është i besueshëm , të ndërtojmë një iniciativë evropiane të mbrojtjes. Franca dhe ushtria franceze janë gati të vendosin veten në ballë të mbrojtjes evropiane falë edhe armës atomike”, shtoi Macron.

Po ashtu, sipas presidentit Evropa duhet të riarmatoset.

"Një Evropë e fuqishme është gjithashtu një Evropë që kontrollon kufijtë e saj. Kufijtë tanë janë një e mirë e përbashkët. Ne duhet të ndryshojmë qeverisjen, të ndërtojmë një strukturë politike që na lejon të vendosim së bashku, në një mënyrë më efektive për këto çështje”, sugjeroi ai.

Ora 11:34
Zelensky: Rusia plan për të ndaluar punimet e samitit të paqes në Zvicër

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia po përgatitej të ndalonte Samitin Global të Paqes që do të mbahet në Zvicër në qershor, raportojnë mediat vendase.

“Ne kemi informacione të sakta të inteligjencës, të dhëna specifike që Rusia jo vetëm dëshiron të ndërpresë samitin e paqes, por gjithashtu ka një plan specifik se si ta bëjë këtë, si të zvogëlojë numrin e vendeve pjesëmarrëse, se si të veprojë për të siguruar që atje nuk është më paqe”, tha Zelensky.

Ora 10:57
VIDEO/Ushtria ukrainase pretendon: Goditëm dy depo nafte ruse

 

Dronët nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës SBU kanë goditur dy depo nafte në pronësi të Rosneft në rajonin Smolensk të Rusisë në një sulm gjatë natës, raportojnë mediat e huaja duke cituar inteligjencën ukrainase.

Depot përmbanin 26,000 metra kub karburant dhe si pasojë e sulmit u shkaktuan zjarre të mëdha. Ndërsa raportohet se u bë edhe evakuimi i personelit.

 "Shërbimi i sigurisë vazhdon të shkatërrojë efektivisht infrastrukturën ushtarake dhe logjistike që furnizon me karburant ushtrinë ruse në Ukrainë. Këto struktura janë dhe do të mbeten objektivat tona absolutisht legjitime”, tha Inteligjenca Ukrainase për mediat e huaja.

 

Ora 10:03
Shtëpia e Bardhë: Biden dërgoi fshehurazi raketa Atacms në Kiev

 

Foto:Jake Sullivan

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan zbuloi se presidenti i SHBA Joe Biden ka dërguar fshehurazi raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS në Ukrainë në mars.

Sullivan shtoi më tej se Shtetet e Bashkuara "do të dërgojnë më shumë".

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 25/04/2024 10:48

    Usa dergon arme per ta mbajtur ate konflikt te hapur sepse fabrikat e saj prodhojne dhe shesin duke mos i plasur fare qe nga ana tjeter vriten njerez . Do ta humbin dhe kete lufte si kane humbur te tjerat keta legena

    Përgjigju
    • Lindi: 25/04/2024 20:24

      Turi, turi kokë paguri Si s'ta pret truri Faji s'ka kush vetenn mbron Po ai që tjetrin sulmon.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?