Papa Françesku

Papa Françesku: Të mos i dorëzohemi luftës, nga ajo fitojnë vetëm prodhuesit e armëve

19 Nëntor 2023, 21:21| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 21:27

  • Share

Papa Françesku ka përsëritur thirrjen e tij për paqe, teksa bën thirrje për lutje për njerëzit që vuajnë në Myanmar, Ukrainë, Palestinë dhe Izrael dhe thekson faktin se të vetmit që përfitojnë nga lufta janë prodhuesit e armëve.

“Paqja është e mundur. Duhet vullnet i mirë”, tha Papa Françesku këtë të dielë dhe kërkoi që njerëzimi të mos i dorëzohet kurrë luftës dhe të mos demoralizohet.

“Ne vazhdojmë të lutemi për Ukrainën e torturuar dhe për popullin e Palestinës dhe Izraelit. Paqja është e mundur, kërkon vullnet të mirë,” tha Françesku në bekimin e tij të përjavshëm Angelus.

“Paqja është e mundur, le të mos i dorëzohemi luftës. Dhe të mos harrojmë se lufta gjithmonë, gjithmonë, është një disfatë. Vetëm prodhuesit e armëve fitojnë”.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?