Papa Françesku

Papa Françesku shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni urgjent

7 Qershor 2023, 10:49| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 11:02

  • Share

Papa Françesku është shtruar me urgjencë ditën e sotme në një spital në Romë ku do t’i nënshtrohet një operacioni në zorrën e trashë.

Pas ndërhyrjes, Papa Françesku duhet të qëndrojë disa ditë i shtruar në spital. Mediat italiane shkruajnë se shtrimi i tij në spital ishte i nevojshëm pasi herë pas here kishte dhimbje të cilat përkeqësoheshin.

Për të njëjtin problem, Papa u operua edhe dy vite më parë dhe u kthye në Vatikan pas një shtrimi 10 ditor në spital.

Kjo është hera e tretë që Ati i Shenjtë shtrohet në spital, duke kujtuar edhe atë në mars të këtij viti pas problemeve me frymëmarrjen.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?