Papa Françesku pret në Vatikan ish-të përndjekurit, Ndregjoni: Vatikani përkrah shqiptarët antikomunistë

14 Nëntor 2023, 15:41| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 15:59

  • Share

Papa Françesku priti pak kohë më parë në Vatikan një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë. Delegacioni i ish të përndjekurve politikë u kryesua nga aktivisti i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Besim Ndregjoni. Ky i fundit së bashku me një përfaqësi ishin sot në Shkodër në Memorialin e ish të Përnjekurve Politik, ku foli dhe për vizitën në Vatikan.

“Papa bekoi kombin shqiptar, të mbijetuarit e diktaturës dhe sakrificën tonë ndaj atij regjjimi. Qëndrimi dhe mbështetja e Atit të Shenjtë është njëherësh  kambanë alarmi për politikanët shqiptarë që nuk dënojnë krimet e komunizmit" tha Besim Ndregjoni, President i Unionit të Përndjekurve Politikë

I pyetur nëse janë dëmshpërblyer ish-të përndjekurit gjatë 30 viteve demokraci, Ndregjoni nuk kishte një përgjigje.

“Të lutem mos e prish këtë moment me çështjen e dëmshpërmblimeve!”, tha ai.

Si kujtim, Përfaqësia e të mbijetuarve të diktaturës i dhuroi Papa Franceskut letrën e At Pjetër Mëshkallës, dërguar në 1967-ën, ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehut, për prishjen e institucioneve fetare dhe ndalimin e fesë në Shqipëri.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?