Papa Françesku me kardinalin Simoni

Papa Françesku përshëndetje të veçantë për kardinalin shqiptar Ernest Simoni: Kaloi 28 vite në burg gjatë komunizmit, është një martir i gjallë

14 Shkurt, 13:22| Përditesimi: 14 Shkurt, 13:24

  • Share

Papa Françesku ka pasur një përshëndetje të veçantë për kardinalin shqiptar Ernest Simoni. Kardinali i cili vuajti burgim, persekutim dhe kërcënime me vdekje për rreth 28 vite gjatë regjimit komunist, ishte i pranishëm sot në audiencën e përgjithshme në sallën Pali VI, i ulur në karriget anash Papës, ku zakonisht qëndrojnë ipeshkvijtë dhe kardinajtë.

Pas diskutimit të historisë së martirizimit të krishterë në Romën e lashtë, Papa tha se edhe sot ka shumë martirë në mbarë botën dhe i dha një përshëndetje të veçantë kardinalit Ernest Simoni, të cilin quajti një "martir të gjallë". 

Papa Françesku e falënderoi sepse edhe sot “ai vazhdon të dëshmojë dhe të punojë për Kishën, pa u dekurajuar”.

“Sot marr guximin të përshëndes në mënyrë të veçantë një martir të gjallë, kardinalin Simoni. Si prift-ipeshkëv ai kaloi 28 vjet në burg. Burgu komunist i Shqipërisë, që ishte ndoshta persekutimi më mizor. Dhe ai vazhdon të dëshmojë. Dhe shumë e shumë si ai. Ai është tani 95 vjeç dhe vazhdon të punojë për Kishën pa u dekurajuar. Faleminderit për dëshminë tuaj. Të gjithë ne kemi lexuar historitë e martirëve të parë të Kishës. Ka edhe këtu shumë: aty ku është Vatikani ka një varrezë dhe shumë janë varrosur këtu. Kur kryhen gërmime, gjenden këto varre. Por edhe sot ka shumë dëshmorë në mbarë botën. Ndoshta më shumë se fillimi. Ka shumë të persekutuar për besimin e tyre”, tha Papa.

Don Ernesti u arrestua natën e Krishtlindjes në vitin 1963, në fund të meshës në Barbullush. Regjimi komunist e kishte akuzuar atë si “armik të popullit” edhe për shkak të meshës përkujtimore të kremtuar për shpirtin e Presidentit amerikan Kennedy, i cili kishte vdekur një muaj më parë.

Fillimisht, u dënua me vdekje, por më pas, dënimi iu ndryshua në punë të detyruar, që e bëri për 25 vite me radhë në tunelet e errëta të minierës së Spaçit. Pasi u lirua, më 5 shtator 1990, ai filloi të shërbente nëpër fshatra, veçanërisht duke ndihmuar njerëzit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qobani: 14/02/2024 13:51

    Krijusi i gjithsis ashtë pa fillim dhe pa mbarim,kudo që shkojm sundon,i ka tgjitha tpa shterrshme,kurgja nuk jep falas,nuk denon askendë,për tjetu duhet me punu pa tjetër,të gjithë besimtart i kanë shtëpiatë e veta t’shejta,kta flasin dhe ndëgjojnë me zemër,ju pëlqen qetsia,në kët kohën moderne klerëkët fetar po e luajnë rrolin e manaxherit të peshka regjës,duan sa ma shum pelegrin në lakale për ta rrit lluksin e jetës,po i harrojn rregullat lokalet fetare jan për fillestar,gra dhe thmi,jo për reklama,ja vlen të punojm tgjithë së bashku për tu ba Njerëzor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?