Papa Françesku

Papa Francesku mesazh për të ndalur dhunën ndaj grave: Kushdo që i lëndon, përdhos zotin

1 Janar, 20:15| Përditesimi: 1 Janar, 20:16

  • Share

Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, teksa foli për Italinë, shtet që po tenton të largohet nga një kulturë e shovinizmit mashkullor që shpesh ka çuar në femicid.

Papa kishte bërë më herët disa apele për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Por, mesazhi I dhënë në ditën e parë të vitit 2024 ishin të parat që kur në nëntor në Itali u vra brutalisht studentja 22-vjeçare, Giulia Cecchettin. Vrasja e saj nxiti një valë protestash në itali dhe u bë thirrje që respekti për vajzat të futet në programet shkollore që nga cikli i ulët i arsimit.

Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën që është gruaja, çdo grua: që ato të respektohen, të mbrohen dhe të dihet se kushdo që e lëndon një grua e përdhos Zotin”, tha Papa. Ligjvënësit italianë në mënyrë unanime kanë mbështetur disa masa që synojnë të ulin dhunën ndaj grave, pasi pas vrasjes së studentes u rihap debati kombëtar për këtë çështje.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?