Papa Françesku lë ‘shtëpinë’ dhe shëtit në këmbë në Romë: Lutem që pandemia të marr fund

15 Mars 2020, 21:11| Përditesimi: 15 Mars 2020, 21:13

  • Share

Për rreth një orë e 30 minuta Papa Françesku la ‘shtëpinë’ e tij Vatikanin dhe vizitoi në këmbë dy kisha në Romë. Qyteti i boshatisur nga njerëzit për shkak të karantinës, bën që Papa të ecte në rrugë i parrethuar nga besimtarët dhe në heshtje duke thënë lutje ndërkohë.

Papa u nis nga Vatikani në këmbë rreth orës 4 pasdite dhe vizitoi dy kisha San Marcellino al Corso dhe Bazilikën e Santa Maria Maggiore , ku u lut për "fundin e pandemisë".

Në lutjen e tij Papa kërkoi shërimin e të prekurve nga koronavirusi, ndërsa për familjarët e viktimave të gjenin ngushëllimin dhe qetësi për dhimbjen e tyre.

Papa Françesku  i kushtoi rëndësi në lutje dhe punonjësve shëndetësorë, mjekëve, infermierëve dhe atyre që në këto ditë, po luftojnë për jetën njerëzore.

Shëtitja e Papës në këmbë u konfirmuar nga zyra e shtypit të Vatikanit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?