Papa Françesku

Papa Françesku i drejtohet çifteve: Këto janë tre fjalët më të rëndësishme për një martesë të suksesshme

27 Dhjetor 2021, 14:46| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 14:53

  • Share

"Të lutem, më fal dhe faleminderit" janë tre fjalët më të rëndësishme në martesë sipas Papa Françeskut. Para besimtarëve, Papa e vuri theksin te çiftet e martuara duke i bërë thirrje që të kërkojnë ndihmë kur shohin se ka probleme në marrëdhënien e tyre.

"Ndoshta ne nuk kemi lindur në një familje të jashtëzakonshme, pa probleme, por familja jonë është historia jonë, ato janë rrënjët tona, nëse i presim, jeta thahet", tha ai.

Ai ofroi mbështetjen e tij për ato familje që kanë probleme, teksa shtoi se prishja e një martese është veçanërisht e vështirë për fëmijët, të cilët i shohin prindërit e tyre si një burim të vazhdueshëm stabiliteti, dashurie, besimi e force.

"Prishja e një martese shkakton vuajtje të jashtëzakonshme, pasi shumë shpresa humbasin dhe keqkuptimet mund të çojnë në debate dhe dhembje që nuk shërohen lehtë. Fëmijët përfundojnë duke vuajtur kur i shohin prindërit e tyre jo më bashkë”, shtoi ai.

Papa u bëri thirrje prindërve që të vazhdojnë të kërkojnë ndihmë në përpjekje për të kapërcyer konfliktet, duke përfshirë edhe lutjen. "Mos harroni gjithashtu se falja shëron çdo plagë", tha ai.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?