Papa Françesku

Papa Françesku: Furnizimi i Ukrainës me armë është moralisht i pranueshëm nëse përdoren për vetmbrojtje

16 Shtator 2022, 12:07| Përditesimi: 16 Shtator 2022, 12:12

  • Share

Papa Françesku tha të enjten se furnizimi i Ukrainës me armë nga kombe aleate është moralisht legjitim pasi e ndihmojnë vendin që të mbrohet nga agresioni rus.

Duke folur me gazetarët në bordin e një aeroplani ndërsa po kthehej nga një udhëtim tre-ditor në Kazakistan, Papa Françesku i kërkoi Kievit të ishte i hapur ndaj dialogut eventual, edhe pse e di se ishte e vështirë për palën ukrainase.

Në një konferencë shtypi 45-minutëshe, një gazetar e pyeti Papën nëse ishte moralisht e drejtë që vendet të dërgonin armë në Ukrainë.

“Ky është një vendim politik, i cili mund të jetë moral, moralisht i pranueshëm, nëse bëhet në kushte morale”, tha Françesku.

Ai shpjegoi parimet e "Luftës së Drejtë" të Kishës Katolike Romake, të cilat lejojnë përdorimin proporcional të armëve vdekjeprurëse për vetëmbrojtje kundër një kombi agresor.

"Vetëmbrojtja nuk është vetëm e ligjshme, por edhe shprehje e dashurisë për atdheun. Ai që nuk mbron veten, që nuk mbron diçka, nuk e do atë. Ata që mbrojnë (diçka) e duan atë", tha ai.

Duke shpjeguar ndryshimin midis asaj se kur është morale apo imorale të furnizosh armë në një vend tjetër, Françesku tha:

"Mund të jetë imorale nëse qëllimi është të provokojë më shumë luftë, ose të shesë armë. Motivi është ai që në një pjesë të madhe e cilëson moralin e këtij veprimi," tha ai.

Papa ishte në Kazakistan për të marrë pjesë në një kongres të udhëheqësve fetarë nga e gjithë bota, ku patriarku Kirill i Moskës – i cili mbështet luftën në e Rusisë dhe Putinin -, anuloi pjesëmarrjen.

 

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?