Don Arjan Dodaj ipeshkëv-ndihmës i ri i Tiranë-Durrësit

Papa Françesku emëron Don Arjan Dodaj ipeshkëv-ndihmës të Tiranë Durrësit! Meta: Mbarësi në misionin e tij

9 Prill 2020, 18:15| Përditesimi: 9 Prill 2020, 18:17

  • Share

Kryedioqeza e Tiranë-Durrësit ka një ipeshkëv të ri ndihmës, Imzot Arian Dodajn me vendim të Papa Françeskut. Këtë lajm e ka përshëndetur dhe presidenti Ilir Meta, i cili i ka uruar mbarësi në misionin e tij në shërbim të besimtarëve katolik në vendin tonë.

" Mësova me shumë kënaqësi lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës. Duke i uruar punë të mbarë në misionin e tij, jam i bindur që emërimi i Imzot Arjan Dodaj në këtë detyrë të rëndësishme, pikërisht në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve Katolike, do të forcojë akoma më shumë dedikimin e tij të njohur, në shërbim të besimtarëve katolikë në vendin tonë", shkruan Meta.

Komento

Komente

  • Tosi: 09/04/2020 19:11

    Ishalla dhe te shtunen ngjallet krishti dhe e mer ne dore kete punen e salivirusit qe ka gjunjezuar njerzimin se papa, Janullatosi , mond bektaxhiu dhe hoxha i katundit s'po e mposhtin dot kete salivirus qe po kercenon njerzimin si asnjehere tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?