Panxhar me vaj dhe hudhra nga zonja Vjollca

10 Nëntor 2020, 10:30| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 10:32

  • Share

Panxhar me vaj dhe hudhra

Përbërësit:

1 kg panxhar

ujë

6 lugë gjelle uthull balsamike

kripë

4 thelpinj hudhër

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Qërojmë panxharin dhe i vendosim në një tenxhere duke i mbuluar me ujë. Shtojmë në të 1 lugë çai kripë dhe 6 lugë gjelle uthull balsamike. I lëmë të valojnë për 25 minuta. I kursejmë panxharët duke e ruajtur lëngun që ziemë. Presim panxharët në feta ose kubikët i vendosim në një kavanoz duke shtuar në të dhe disa feta me hudhër dhe shtojmë në të lëngun e panxharëve të ftohtë. I mbulojmë me kapak dhe i vendosim në frigorifer. Për të servirur mjafton të nxjerrim në pjatë me pak vaj ulliri dhe në këtë formë panxhari mund të kombinohet në sallatë të ndryshme me djath me jeshillëqe dhe me çfarë të dëshironi.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?