Geison Bremer

'Panik' te Juventus, Man. United në sulm për Bremer

28 Mars, 16:56| Përditesimi: 28 Mars, 16:58

  • Share

Manchester United po sheh për të forcuar prapavijën dhe objektivi i "Djajve të Kuq" është ylli i Juventusit, Geison Bremer. Mediet italiane konfirmojnë se braziliani ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Juventusin, por ajo varion nga 60 deri në 70 milionë euro dhe mund të aktivizohet nga vera e vitit 2025.

Gazetari Romeo Agresti konfirmon se marrëveshja e re mes Bremerit dhe 'Zonjës së Vjetër' përfshin një klauzolë ndërmjet 60-70 milionë euro dhe është e vlefshme vetëm nga qershori i vitit 2025.

Agresti pretendon se Juventusi i ka premtuar qendërmbrojtësit brazilian se do të vlerësojë ofertat nga klubet e interesuara në verën e vitit 2024, kështu që ekziston mundësia që ish-mbrojtësi i Torinos të largohet nga 'Allianz Stadium' në fund të sezonit.

Manchester United po udhëheq garën për të nënshkruar me Bremer në fund të sezonit aktual dhe sipas Gazzetta Dello Sport, 'Djajtë e Kuq' mund të përfshijnë Mason Greenuood në një marrëveshje shkëmbimi lojtarësh plus para për të ulur tarifën e transferimit të mbrojtësit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?