Foto ilustruese

Panik te fqinjët jugorë, Greqia vijon të lëkundet, sërish tërmete të forta në detin Jon

26 Tetor 2018, 22:55| Përditesimi: 26 Tetor 2018, 23:09

  • Share

Pas tërmetit të fuqishëm që ra mbrëmë në ishullin Zakyntho në Greqi, tre tërmete të tjera kanë rënë pasditen e sotme. Epiqendra ka qenë sërish në detin Jon.

Sipas Institutit grek të Sizmiologjisë, rreth orës 16:07 janë regjistruar lëkundje me magnitudë 4.7 me epiqendër në detin Jon në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë. Tërmeti është ndjerë në Zakyntho, Patra dhe Athinë.

Në orën 16:35 ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 4.1, epiqendra sërish në thellësin e detit Jon. Në orën 16:48 janë ndjerë sërish lëkundje sizmike me magnitudë 3.8. Tërmeti është ndjerë në këto 3 qytete të Greqisë. Mediat greke nuk kanë raportuar për persona të lënduar, as për dëme materiale.

Komento

Komente

  • Arditi: 29/10/2018 08:45

    Edhe Zoti i shikon padrejtesite e grekeve ndaj fqinjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?