Flaka në avionin ku po udhëtonte kombëtarja e Arabisë Saudite

Panik te Arabia Saudite, prishet dhe merr flakë motori i avionit/ VIDEO

18 Qershor 2018, 22:37| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 23:03

  • Share

Kombëtarja e futbollit të Arabisë Saudite ka kaluar momente paniku gjatë udhëtimit nga Moska për në Rostov për ndeshjen e dytë të Botërorit ndaj Uruguait. Një prej motorëve të avionit pësoi një defekt dhe u përfshi nga flakët duke sjellë panik dhe frikë te ekipi. Pilotët bënë ulje të sigurt dhe askush nuk mbeti i lënduar nga ky udhëtim.

“Federata e Futbollit Saudite dëshiron të sigurojë të gjithë se lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi të vogël dhe teknik të motorit të avionit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?