Carlos Tevez

Panik për Carlos Tevez, ish-futbollisti humbet ndjenjat dhe përfundon në spital

19 Tetor 2023, 22:58| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 22:57

  • Share

Carlos Tevezit iu deshën 10 qepje në kokë pasi i ra të fikët në banjo teksa u rrëzua në banesë. Tevez aktualisht është trajner i klubit Atletico Independiente, i cili është në krye të Primera Division argjentinas. Kjo është vetëm detyra e tij e dytë në menaxhim, pasi kishte kaluar pesë muaj si teknik i Rosario Central vitin e kaluar.

Por ndërsa gjërat kanë shkuar mirë në fushë, Tevez u detyrua të humbiste stërvitjen të mërkurën pasi pësoi një aksident në shtëpi. 39-vjeçari kishte mbetur i zhgënjyer pasi skuadra e tij u ndal në një barazim pa gola nga Argentinos Juniors e mesit të tabelës të dielën.

Pas kthimit në shtëpi, ESPN raportoi se Tevez u rrëzua në banjën e banesës pasi i ra të fikët. Trajneri i Independientes goditi kokën pasi u rrëzua dhe u dërgua në spital, ku doli me dhjetë qepje. Sipas Ole, Tevez përjetoi një periudhë 'marramendje', përpara se të godiste kockën e vetullës së majtë pasi i ra të fikët. Sasia e gjakut nga plaga nënkuptonte se ai duhej të shkonte 'urgjentisht' në një spital afër shtëpisë së tij.

Ka qenë njjë nga vajzat e tij që ka ndërhyrë, duke e ndihmuar dhe më pas ka lajmëruar ambulancën. Mëngjesin e sotëm, ai ka qenë në stol për të drejtuar skuadrën e tij, e cila fitoi 3-0 ndaj Barracas. Gjithsesi, pritet që Teves të kryejë disa analiza mjekësore për të mësuar se përse humbi ndjenjat.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?