Sulm me armë në Rusi

Panik në një qytet të Rusisë! 66-vjeçari i armatosur hap zjarr në rrugë, vret 3 persona dhe veten 

24 Nëntor 2022, 17:31| Përditesimi: 24 Nëntor 2022, 17:34

  • Share

Një 66-vjeçar hapi zjarr në rrugë në qytetin Krymsk në Rusi, duke vrarë 3 persona, dhe më pas ka vrarë dhe veten, raporton agjencia e lajmeve TASS. Si pasojë e sulmit dhe një 61-vjeçar ka mbetur i plagosur është dërguar në spital.

Të paktën dy nga viktimat ishin të njohura për sulmuesin, tha dega lokale e Komitetit Hetues, i cili heton krimet e mëdha në Rusi, në një deklaratë të postuar në mediat sociale.

Një pamjet e të shtënave masive ka qarkulluar në rrjet, tregon momentin kur sulmuesi, i cili teksa mban armë të mbuluar me një leckë  një hapi zjarr ndaj njerëzve ndërsa po ecte nëpër një rrugë në rajonin jugor të Krasnodarit të enjten pasdite.

Krymsk është një qytet i vogël në rajonin jugor të Krasnodarit të Rusisë pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në mënyrë të njëanshme nga Ukraina në vitin 2014.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?