Momente paniku

VIDEO/ Panik në Londër, metroja mbushet me tym, pasagjerët mbesin të bllokuar, thyejnë xhamat për të dalë jashtë

5 Maj 2023, 22:24| Përditesimi: 5 Maj 2023, 22:30

  • Share

Paniku përfshiu pasagjerët e një metroje në Londër, e cila u mbush me tym. Ngjarja ndodhi në stacionin Clapham Common, ndërsa pasagjerët thyen xhamat për t'i shpëtuar nga vagoni i mbushur me tym, dyer e të cilit u bllokuan duke krijuar panik tek pasagjerët.

Rreth 500 njerëz kishin arritur të dilnin nga metroja deri në momentin kur mbërritën zjarrfikësit dhe konfirmuan se nuk kishte zjarr. Policia Britanike e Transportit tha se asnjë person nuk mbeti i lënduar, ndërsa po hetonte për shkakun. Paraprakisht dyshohet se ishte një defekt teknik në sistemin e ventilimit që shkaktoi tymin.

Video teksa pasagjerët po përpiqeshin të dilnin nga vagoni po bëjnë xhiron në rrjet. Pasagjerët nga brenda po thyenin xhamat, ndërsa njerëzit që ndodheshin jashtë po përpiqnin që të hapnin dyert. Ndërkohë, që punonjësit e transportit thyen disa prej xhamave me çekiç.

“Në tren kishte tym dhe treni ndaloi,” tha një pasagjer.

Gjatë gjithë kohës vagonët ishin mbushur me tym dhe dyert nuk hapeshin. Më pas u përpoqëm t’i hapim. Falë punëtorëve që goditen xhamat me çekiç dhe mjete të tjera, ne dolëm,” tha ai.

 

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?