Guadalupe Porras duke u mjekuar

Panik në La Liga, gjakoset gjyqtarja anësore në Betis - Bilbao! Dërgohet në spital

25 Shkurt, 22:29| Përditesimi: 25 Shkurt, 22:30

  • Share

Betis fitoi 3-1 kundër Athletic Bilbao në Sevilla, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të në La Liga.

Guadalupe Porras ishte protagonistja e një momenti të tmerrshëm gjatë ndeshjes. Gjyqtarja anësore u përplas me një kamera televizive kur u kthye në qendër të fushës pasi vërtetoi golin e Chimy Avila në minutën e 13-të të sfidës.

Fillimisht nuk dihej se çfarë kishte ndodhur kur Guadalupe u pa e shtrirë në tokë. Ngjarja bëri që ndeshja të ndalej pasi Porras ishte e gjakosur.

Guadalupe u trajtua nga shërbimet mjekësore të Betisit dhe më në fund u desh të zëvendësohej pasi nuk mundi të vazhdonte. Arbitri i katërt, Holgueras Castellanos, duhej të merrte përsipër vijën anësore ndërsa Guadalupe Porras u largua me barelë për t’u dërguar në spital dhe për t’u trajtuar për lëndimin e saj në kokë.

Më pas zyrtarët e ndeshjes njoftuan dy skuadrat që ndeshja do vijonte dhe në vijën anësore do ishte arbitri i katërt.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?