Vesel Koçiu

Panë në media emrin si kandidatë për Këshillin kombëtar të PD, vijnë refuzimet e para! Koçiu: Kuvendi përjashtues, synon ndarjen

29 Prill 2022, 17:17| Përditesimi: 29 Prill 2022, 17:18

  • Share

Vesel Koçiu

Një ditë para se të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, e do të përzgjidhen anëtarët e ri të Këshillit Kombëtar, kanë ardhur edhe kundërshtimet e para. Ndriçim Mehmetit, drejtues i departamentit të arsimit në PD si edhe Vesel Koçiut, ish-kryetar i Sarandës, duket se nuk i është bërë një ftesë zyrtare, por me një listë që është shpërndarë në media. Megjithatë, përtej kësaj, ato kanë refuzuar, p që të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar.

"Të dashur miq, për arsye personale dhe angazhimeve në fushën akademike, deklaroj se nuk bëhem pjese e garës për Këshillin Kombëtar. Kontributi im opozitar në fushën e arsimit dhe jo vetëm, do të jetë i palëkundur, në dobi të interesit publik", shkruan Mehmeti.

Koçiu thotë se ky Kuvend është i përshpejtuar dhe përjashtues.

"Të nderuar anëtarë të Degës PD Sarandë!Pasi pashë emrin tim në listen e shpallur nga Komisioni i Rithemelimit për garën për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDSH-së deklaroj: 1) Kuvendi i përshpejtuar i 30 Prillit, është produkt i një proçesi përjashtues, fiktiv dhe përçarës ndermjet demokratëve.2) Qëndrimi im dhe i DPD Sarandë në lidhje me kêtë proçes është publik dhe i pandryshuar.3) Nuk kam qënë pjesë e këtij proçesi,nuk garojë dhe nuk bëhem pjesë e një kuvendi që synon ndarjen dhe jo bashkimin e Partisë Demokratike!4)Bashkimi dhe jo ndarja, duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët", shkruan Koçiu.


Lajmi kryesor:

Nesër Kuvendi! Berisha ftesë të gjithë deputetëve, s'përjashton mbështetësit e Bashës! Nga ish-ministri i dënuar për korrupsion te Bleona Qerreti, zbardhen emrat e kandidatëve për Këshill Kombëtar


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?