Foto ilustruese

Panë filma me kulturën perëndimore të Koresë së Jugut, pushkatohen dy adoleshentë në Korenë e Veriut

5 Dhjetor 2022, 16:04| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 16:06

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korenë e Veriut ku dy adoleshent 16 dhe 17 vjeç janë pushkatuar sepse panë filma nga Koreja e Jugut. Me argumentin absurd, dy të miturit kanë dalë sot në mes të qytetit dhe janë ekzekutuar.

Në Korenë e Veriut çdo gjë që konsiderohet si perëndimore është rreptësishtë e ndaluar, gjë që ndikon në ‘pastrimin’ e trurit të popullatës për të mbështetur dhe idealizuar regjimin në pushtet.

Kim Jong-un e sheh Korenë e Jugut si një shtet kukull amerikan dhe është i ndjeshëm ndaj çdo media të saj që kalon kufirin.

Por pavarësisht kontrolleve të rrepta, artikuj të tillë shpesh kontrabandohen në vend në disqet USB ose karta SD. Këto zakonisht sillen përmes kufirit nga Kina dhe më pas shkëmbehen mes koreanoveriorëve.

Ekzekutime të tilla janë të rralla në Korenë e Veriut, por jo të padëgjuara dhe zakonisht përdoren për të tmerruar njerëzit në bindje kur autoritetet shqetësohen për shkeljen e rregullave.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?