Pandemia/ U larguan nga puna 136.146 persona, por u punësuan 109.93 të tjerë

13 Qershor 2020, 23:02| Përditesimi: 13 Qershor 2020, 23:04

  • Share

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka publikura shifrat e personave që mbetën të papunë gjatë muajve të panedemisë ku thuajse gjithçka ishte e mbyllur. Denaj ka bërë një krahasim mes numrit të të larguarve dhe atyre të punësuar në periudhën e karantinës.

Sipas të dhënave publikuar nga Denaj rezulton se në muajt Mars-Maj janë larguar nga puna 136 mijë e 146 persona, ndërsa janë punësuar 109 mije e 93 persona. Pra efekti neto ose niveli i papunësisë është rritur vetëm me 27 mijë e 53 persona.

Sipas Denaj me rihapjen e ekonomisë, të dhënat për të punësuarit dhe të rikthyerit në punë në muajin Maj janë pozitive. Tregu i punës ka punësuar mbi 48 mijë qytetarë në tërësi me një efekt neto pozitiv me +18 mijë të punësuar.

Në lidhje me rritjen e pagës mesatare, edhe në 2020 në 3 mujorin e parë të vitit vijon pozitive dhe e qëndrueshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?