Pandemia thellon varfërinë, BB: 60% e familjeve të varfra në Shqipëri rrezikohen nga mungesa e ushqimit

4 Dhjetor 2020, 21:47| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 21:50

  • Share

Pavarësisht masave të ndërmarra pandemia COVID-19, do të thellojë varfërinë në shumë shtete në zhvillim. Në fillim ishte FMN që parashikonte një ulje të ardhurave për frymë në vend me 425 dollar, ndërsa Ministria e Financave parashikon e 267 euro më pak për çdo qytetar.

Tanimë parashikimet janë bërë më të zymta pasi edhe situata ekonomike e vijon të jetë në rënie. Banka Botërore thotë se kequshqyerja  do të rritet ndjeshëm për shkak të pandemisë COVID-19.  Edhe pse në Shqipëri nuk kemi të dhëna të sakta për nivelin e varfërisë, Banka Botërore paralajmëron se 60% e familjeve të varfra  do të rrezikohen nga mungesa e ushqimit. Edhe në rast se ushqimi nuk do të mungojë cilësia e tij do të jetë jo e mirë.

Në anën e kundërt të medaljes janë të pasurit, që sipas vlerësimit të institucionit financiar ndërkombëtar, vetëm 10% e tyre mund të preken nga kequshqyerja.  Po ashtu bazuar në të dhënat 50% e familjeve me mbi 3 fëmijë kanë të ngjara që të kenë edhe problemet më të mëdha.

E gjithë kjo situatë do të shoqërohet me pasiguri, që sipas vlerësimit të Bankës Botërore do të jetë më shumë shqetësuese tek fëmijët kryesisht të moshës 2-3 vjeçare duke ju shkaktuar ç’rregullime në sjellje, sëmundje dhe mungesë arsimimi në moshë të rritur.

Ky është parashikimi i dytë i zymtë i bankës Botërore e cila në muajin maj doli në konkluzionin se varfëria në vend do të rritej me më shumë se 5% dhe që rreth 485 e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollar në ditë.

Pjese nga raporti i Bankës Botërore

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?