‘Pandemia’ në skulpturë/Ekspozitë në FAP, studentët e arteve: Duhen më shumë fonde për të rinjtë!

22 Qershor 2020, 14:36| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 15:33

  • Share

Ndonëse, izolimi për shkak të pandemisë COVID 19 ka qenë i vështirë për këdo, studentët e arteve në Fakultetin e Arteve Pamore kanë punuar për diplomimin në skulpturë. Portrete realiste, instilacione, por edhe skulptura të ndryshme qëndrojnë të ekspozuara për publikun këto ditë në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore.

“Artistët e rinj në këtë situatë të vështirë vazhduan që jo vetëm të punojnë art, por të sjellin shumë tema që vijnë në formë narrative edhe ekzistenciale, por  edhe denoncuese”, thotë Adrian Isufi për ekspozitën e studentëve.

“Ka qenë një situatë shumë e vështirë, por megjithatë ka dhe realizime interesante”, thotë skulptori Arben Bajo.

Artistët që nesër mendojnë të ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë, rrëfejnë punët e tyre.

“Duke qenë e vështirë që të punoja në allci gjatë pandemisë, unë realizova këtë anije me materiale të ndryshme. Ideja ishte që të tregoja, se si mund t’ia dalë një njeri në kohë të vështira. Oqeani personifikon vështirësinë e pandemisë”, shprehet një nga studentët.

Ata ndalen edhe tek mungesat e mëdha, që ka sa i përket skulpturës në hapësirat tona publike, edhe kërkojnë një fond mbështetës nga institucionet tona për të rinjtë.

“Këtu nuk ka treg të fuqishëm për artin. Unë kam dëshirë që të bëjë sa më shumë punë të mira, edhe të kem një studio timen, por është shumë e vështirë, sepse as artistët me emër nuk kanë një studio tek ne. Ne jetojmë në shekullin XXI edhe duhet që të shikojmë më shumë jashtë hapësirës sonë kufitare. Mendoj se për artistët e rinj duhet të kenë sa më shumë fonde”, shprehet studentja Juli Myftari.
“Shqiptarët janë të aftë, por ikin jashtë shtetit. Unë dua të punoj këtu, por nuk me jepet mundësia, sepse arti këtu nuk vlerësohet shumë”, thotë studenti Klevis Myrta.

Ekspozita “Pandemia” vazhdon që të qëndrojë hapur në galerinë e Fakultetit të Arteve Pamore.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?