Stema e OBSH

Bota

Pandemia në pikë kulminante, shkak pabarazia në vaksinim dhe shtimi i varianteve të reja të COVID-19, OBSH paralajmëron: Rihapja dhe lehtësimi i masave të behet gradualisht

8 Korrik 2021, 12:00| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 12:01

  • Share

Kreu i Organizatës së Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se pandemia është në një pikë kulminante për shkak të vaksinimit të pabarabartë të vendeve kundër COVID-19.

Ai tha se shumë vende të cilat janë drejt fundit të vaksinimit të popullsisë, po lehtësojnë masat anti-COVID dhe po rihapin kufijtë, sikur pandemia nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Tedros theksoi se për shkak të pabarazisë së procesit të vaksinimit dhe përhapjes së varianteve të reja të COVID-19, në shumë vende në botë situata po përkeqësohet sa i përket rasteve të reja pozitive dh virusit dhe viktimave.

Një tjetër zyrtar i Lartë i OBSH, paralajmëroi se vendet duhet të bëjnë rihapje graduale dhe jo drastike për mos të rikthyer një tjetër valë të COVID-19, pasojat e së cilës mund të jenë fatale.

Këto paralajmërime nga OBSH vijnë teksa, numri i viktimave nga COVID-19 është mbi 4 milionë në të gjithë botën, një shifër tragjike dhe një plagë për të gjithë.

Një kërcenim për botën aktualisht është edhe varianti delta i COVID-19, i cili ka një fuqi të shpejtë në përhapje.

Në Bashkimit Evropian, është diskutuar rreth mundësisë së rimbylljes së kufijve, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit delta, megjithatë kundërshtimet kanë qenë të forta, për shkak se përpara kemi një sezon turistik plot shpresë për ringjalljen e ekonomisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?