Pandemia në Ballkan/ Rumania nën ‘kthetrat’ e Covid, regjistrohen 1318 raste të reja dhe 48 viktima

28 Gusht 2020, 12:26| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 12:28

  • Share

Në Rajonin e Ballkanit, Rumania vazhdon të mbetet në kthetrat e koronavirusit, teksa çdo ditë raportohen shifra në pragun e 1500 të identifikuarve me Covid dhe dhjetra viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1318 të prekur nga koronavirusi, për një total prej 84 468 pacientë të infektuar.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore deklaruar se pati edhe 48 të vdekur, teksa numri I përgjithshëm I atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë është rritur në 3507, kurse të shëruarit numërohen në më shumë se 37 mijë.

Sllovenia ka raportuar sot për 42 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë Covid.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 2797 kurse numri I përgjithshëm i viktimave mbetet i pandryshuar, 133. Gjithashtu në vend të shëruarit numërohen në 2236

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?