Pandemia në Ballkan/ 482 raste të reja dhe 9 viktima në Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut

23 Korrik 2020, 17:16| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 17:20

  • Share

Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar se kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit 3 pacientë.

Autoritetet shëndetësore u deklaruan gjithashtu edhe për 123 raste të reja të identifikuar me koronavirus.

Dje në Maqedoni u raportuan 135 raste të reja Covid dhe 10 viktima.

Sipas statistikave të fundit në Maqedoni ka patur që prej fillimit të pandemisë gjithsej 9670 raste me Covid-19, kurse betejën me koronavirusin e kanë humbur 445 pacientë. 

Deri tani në vend janë kryer më shumë se 90 mijë teste për një shumë prej mbi 5 milionë euro. 1,15 milion eurot e shpenzuara për testimet e kryera për antitrupat në klinikat private në vend, nuk janë të llogaritura të këtë total.

Në federatën e Bosnje Hercegovinës, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 347 persona të identifikuar me infeksionin e koronavirusit dhe 6 vdekje.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në vend, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid, që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 9462, kurse totali i viktimave ka shkuar në 274.

Në vend, Kryeministri i Federatës Fadil Novali, është testuar me Covid-19 prej disa ditësh dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore

Malin e Zi, deri 24 orë më parë ishin të regjistruar të infektuar nga Covid 2472 pacientë, për një total prej 39 viktimash

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?