Pandemia ndërpreu gërmimet arkeologjike, Luan Përzhita: Botuam 100 vepra! 2022-shi i suksesshëm me 30 ekspedita, ekspozojmë dhe zbulimet e reja

11 Prill 2022, 16:38| Përditesimi: 11 Prill 2022, 16:43

  • Share

Si në shumë sektorë të tjerë, pandemia solli ndryshime edhe në planifikimin e ekspeditave arkeologjike. E megjithatë, rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike tregon se kërkuesit shkencorë këtë periudhë e shfrytëzuan për tu thelluar në punë studimore.

 “Kemi pasur një situatë publicistike shumë të rëndësishme dhe me shumë vlera për albanologjinë shqiptare. Kështu që brenda këtyre viteve kemi rreth 100 vepra të cilat janë të karakterit të etnografisë, gjuhësisë, arkeologjisë, historisë etj .” tha rektori i ASA-S, Luan Përzhita.

Kërkimet, siç shpjegon Përzhita do të nisin në zonën veriore, nga Bushatit i Shkodrës do të shtrihen në zona të tjera.

“Viti 2022 do të jetë shumë i suksesshëm! Janë rreth 30 ekspedita, një pjesë janë tradicionale që kanë të bëjnë me gërmimet arkeologjike në Durrës, Apoloni, Sarandë, Bylis etj. Një pjesë e tyre janë dhe ekspedita të reja”, shprehet ai më tej.

Zbulimet në terren depozitohen pranë Institutit Arkeologjik në Tiranë apo në rrethe. Restaurimi i Muzeut Arkeologjik do të pasojë me ekspozimin e gjetjeve të viteve të fundit...

“Çdo ekspeditë ka prurje mjaft të rëndësishme. Ne tani kemi një mundësi që më shumë, që nga këto objekte, mund të freskojmë të gjitha stendat arkeologjike të cilat do të reflektojnë edhe zbulimet e reja që janë bërë në territorin e Shqipërisë”.

Mbështetja financiare nga Ministria e Arsimit, siç thekson Përzhita, “i jep dorë” projekteve të lëna në harresë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?