COVID-i ‘ia lë vendin’ ngjarjeve tragjike, nga vrasja makabër e të resë në Kosovë te braktisja e Aldi Ramës në morg...10 lajmet më të lexuara në Shqiptarja.com për 2021

31 Dhjetor 2021, 12:40| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 13:24

  • Share

TIRANË- Vitin 2021 tashmë po e lëmë pas për të pritur një vit të ri me shpresën se pandemia, që ka munduar vendin në prej 2 muajsh, do të zhduket. 2021 pati zhvillime të rëndësishme ku një moment i rëndësishëm në zhvillimet politike kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por padyshim ashtu sikurse në pjesën më të madhe të rasteve, vëmendjen kryesore e kanë marrë zhvillimet nga aktualiteti.

Shqiptarja.com ka sjellë për lexuesit në 365 ditët e vitit të gjitha zhvillimet nga vendi, rajoni dhe bota minutë pas minute për lexuesin, ngjarje në kohë reale me foto e video pa fshehur asnjë detaj, por të servirur nga gazetarët e redaksisë me profesionalizëm në çdo moment. Kjo na bën të jemi një ndër mediat më të lexuara në Shqipëri ku numërojmë miliona klikime e ndërsa sot kur data shënon 30 dhjetor është koha për të bërë një përmbledhje e për të sjellë tek ju se cilat janë lajmet më lexuara për 2021.

Në vend të parë qëndron lajmi makabër nga Kosova, të vrasjes  Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u vra brutalisht nga bashkëjetuesi i saj Dardan Kriqava. Në vendin e dytë, është detaji i trishtë që erdhi nga vdekja e të riut Aldi Rama, që qëlloi për vdekje policit gjatë një aksioni. Aldi Rama u braktis në morg nga prindërit e tij dhe ky lajm duket se ka prekur zemrat e të gjithëve duke bërë që të gjithë ta klikojnë dhe ta lexojnë. Lajmi i tretë më i klikuar të vitit është lajmi i trishtë për familjen Gushi që u shua në një aksident tragjik, pasi një 'Audi A8' i goditi nga pas duke i nxjerrë nga rruga.

Për fat të keq, në listën e lajmeve më të klikuara kanë të bëjnë me ngjarje të trishta, me vdekje apo aksidente.

10 lajmet më të lexuara për 2021

Vrasja e 18-vjeçares, del raporti paraprak mjekoligjor: Ndërroi jetë 24 orë përpara se të dërgohej në spital, u dhunua për 2 ditë rresh

Qëlloi për vdekje policin dhe më pas vrau veten, prindërit braktisin në morg Aldi Ramën

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Mes dhimbjes e lotësh, gjyshja përcjell të bijën e mbesat për në banesën e fundit: O lulet e nënës çfarë më bëtë

‘Më ka tradhtuar me djalin e dajës’ familjarët e shokut të Dardan Krivaqës zbulojnë detaje: Parandaloi një vrasje të dytë, bashkëpunoi me policinë

I biri vrau nënkomisarin dhe më pas veten, babai i Aldi Ramës: Nuk jemi terroristë, por të varfër! Djali ka qenë i vetmuar, pa prindërit afër dhe me shoqëri të keqe

Historia e trishtë e 31-vjeçarit të abuzuar dhe përdhunuar prej vitesh dhe gjesti prekës i gazetares që i ndryshoi jetën

Të hetuar më parë për drogë, ja jeta luksoze e 2 djemve të biznesmenit që u ekzekutua në Laç

Degjenerimi i rinisë/ I riu shan në 'Instagram' Fabio Dushkun të dënuarin përjetë në Greqi, e rrëmbejnë shokët e tij në Tiranë! VIDEO kur e rrahin në makinë! Policia e gjen pas disa orësh

Gara mbaron: PS merr 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe 3 PSD! Socialistët marrin mandatin e 8-të nga LSI në Durrës për 55 vota

Aksidenti që shoi familjen Gushi, gjendet ditari i Anastasias së vogël: Për pak ditë ikim në Shqipëri, jam shumë e lumtur (VIDEO)

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?