Pandemia goditi buxhetin e bizneseve dhe familjeve, shtyhen 120 milionë euro këste kredie

20 Nëntor 2020, 15:58| Përditesimi: 20 Nëntor 2020, 16:03

  • Share

Moratoriumi për shtyrjen e kësteve të kredive për ti paguar në një moment të dytë që në fillim të periudhës së pandemisë, ka ndihmuar shumë bizneset dhe individët që ishin kredimarrës. Janë rreth 120 milionë euro këste kredish të shtyra për tu paguar në një moment të dytë.

Kjo shifër bëhet e ditur për Report TV nga Shoqata e Bankave në vend. Urdhri u për të shtyrë pagesën e huasë u firmos më 17 mars nga kryeministri Edi Rama dhe guvernatori Gent Sejko, si një vendim që i vinte në ndihmë familjeve dhe biznese të prekura direkt nga pandemia COVID-19, dhe mbyllja e ekonomisë. Kjo masë u erdhi në ndihmë qytetarëve e subjekteve deri në 31 gusht të këtij viti.

Por rënia e aktivitetit ekonomik të sipërmarrjeve ka bërë që ata të kërkojnë edhe ristrukturim të kredive. Sipas një ankete të Bankës së Shqipërisë thuhet se 20% e bizneseve presin një tjetër ristrukturim, shtyrje në kohë e afateve dhe ulje të normave të interesit. Ndërkohë shqetësimi kryesor i bankës qendrore është rritja e nivelit të kredive me probleme, pavarësisht se deri në muajin shtator ky nivel ishte i stabilizuar, në shifrën e 8.3%.

Shtatori ishte edhe muaji i parë, pas përfundimit të afatit të moratoriumit të shtyrjes së pagesave të kësteve të huasë, ku rritja e kredisë së keqe ishte e lehtë krahasuar me muajin gusht me vetëm 9.2 milionë euro. Fatura e vërtet se sa do të jetë rritja e këtij niveli do të dalë në fillim të vitit të ardhshëm thonë ekspertët, pasi në këtë kohë do të kuptohet edhe fuqia e vërtetë paguese e bizneseve dhe qytetarëve. Në fund të shtatorit totali i kredive me probleme ishte 400 milionë euro.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?