Pandemia godet sektorin e metaloreve/ Miratohet heqja e taksës së rentës minerare për 1 vit për kompanitë e nxjerrjes e përpunimit të bakrit e kromit

7 Dhjetor 2020, 20:26| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 20:32

  • Share

Me argumentin se pandemia i ka dëmtuar, komisionet parlamentare kanë miratuar heqjen taksës së rentës minerare për kompanitë e prodhimit dhe të përpunimit të kromit dhe bakrit.

Fillimisht projektligji parashikonte heqjen e rentës minerare në vlerën e 8% këtë vit dhe 9% të parashikuar për vitin 2021, vetëm për kompanitë e përpunimit të kromit dhe të bakrit, të cilat i eksportonin këto minerale metalore në formën e nënprodukteve minerare, sikurse është ferrokromi apo koncentratet e kromit dhe të bakrit.

Përjashtimi ishte parashikuar për 3 vite, por pas diskutimeve në komisione u vendos që për një periudhë 1 vjeçare (vetëm 2021) të  përjashtohen nga kjo taksë edhe kompanitë e nxjerrjes së këtyre dy produkteve.

Edhe pse ky propozim erdhi nga deputetet e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese dhe u mbështet nga Ministria e Infrastrukturës dhe opozita, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë e kundërshtuan me argumentin se thellon gropën në buxhet.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm se sot me vështirësi reale ndeshet si përpunuesit ashtu edhe nxjerrësit”, u shpreh Beqaj.

“Nga eksporti i kromit ne arkëtojmë 290 milionë për këtë vit. Pra nëse ne e zgjerojmë këtë përjashtim edhe me kromin e papërpunuar kostoja kalon mbi 1 miliardë lekë në tre vite që është e paparashikuara në buxhetin e shtetit. Nëse do të ndiqet e njëjta logjikë edhe për mineralin e papërpunuar kostoja rritet edhe me më shumë se 1 miliardë në 3 vite dhe është e paparashikuar në buxhetin e shtetit”, tha Niko Lera nga Ministria e Financave.

“Ne mbështesim propozimin që i gjithë sektori të jetë i përjashtuar nga renta minerare”, tha zëvendësministri i infrastrukturës.

“I gjithë sektori është prekur ashtu siç edhe e keni parashikuar në relacion ky ndryshim vjen si nevojë për të ndihmuar sektorin që është në krizë. Këtu jemi akord, por e njëjta gjë duhet të jetë edhe për nxjerrësit”, u shpreh deputetja Hyseni.

Në projektligjin fillestar të parashikuar nga këshilli i ministrave kostoja e buxhetit për 3 vite ishte parashikuar 500 milionë lekë, ndërsa pritet të finalizohet kostoja përfundimtare pas ndryshimeve të miratuara në Komision e Ekonomisë. Renta Minerare është një taksë që zbatohet për mineralet e nxjerra në vendin tonë. Aktualisht përjashtohen nga taksa 21 kompani të përpunimit dhe nxjerrjes së këtyre 2 metaleve.

Ky vendim i qeverisë sipas relacionit do të ndikojë edhe në nxitjen e mëtejshme të përpunimit e për pasojë edhe rritje të punësimit në këtë sektor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 07/12/2020 21:01

    Kjo pra eshte "kapje e shtetit". Ne kohe pandemie grupime te caktuar iniciojne ligje qe te perfitojne. Sa gjynaf qe jemi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?