Pandemia ‘fshiu’ 53 mld lekë nga buxheti i shtetit në 2020

1 Prill 2022, 18:01| Përditesimi: 1 Prill 2022, 18:24

  • Share

Pandemia COVID-19 dhe sidomos karantina i ka kushtuar shtrenjt buxhetit të shtetit. Sipas një raporti të publikuar nga INSTAT, më shumë se 53 miliardë lekë kanë humbur në vitin 2020, vetëm si pasojë e goditjes që mori ekonomia me mbylljen e aktiviteteve ekonomike.

Konkretisht sipas raportit, nëse në vitin 2019 të ardhurat kombëtare ishin 1,669 trilionë lekë, një vit më pas ato zbritën në 1,616 trilionë lekë.

Ndërsa të ardhurat për frymë zbritën në 579 mijë lekë në vitin 2020, nga 593 mijë lekë që ishte në vitin 2019.

Në vitin 2020 ekonomia e vendit përjetoi një recesion prej  -3,48 %, krahasuar me vitin 2019 kur u shënua një rritje prej 2,09%. Për vitin e parë pandemik, parashikimet fillestare ishin edhe më pesimiste pasi institucionet ndërkombëtare prisnin një rënie deri në 10%, por heqja e pjesshme e masave, aktiviteti turistik dhe ndërtimi (rindërtimi) duket se mbajtën në këmbë ekonominë.

INSTAT thotë se gjatë 2020-ës konsumi i qytetarëve u tkurr me -3,53%, pavarësisht ndihmës që dha qeveria me paga lufte për të gjithë qytetarët që dolën të papunë si pasojë e izolimit të ekonomisë.

Por teksa u duk se ekonomia u ringrit në vitin 2021, situatë e destabilizuar paraqitet për vitin 2022, kur e gjithë bota po përballet me krizën e çmimeve që kanë rritur koston e jetesës ndikuar nga lufta në Ukrainë. Kjo valë e re çmimesh si dhe mungesa e prodhimit dhe luhatjet e forta në tregun e karburantit pritet të frenojnë rritjen e pritshme të ekonomisë gjatë këtij viti.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bhh: 01/04/2022 18:10

    Gjysma vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?