Foto ilustruese

Kronikë

Pandemia 'frenon' vizitat e qytetarëve të mjeku, në 2020 bien me 3,9 % krahasuar me 2019! Më pak fëmijë të vaksinuar kundër fruthit

24 Gusht 2021, 19:11| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 19:18

  • Share

Periudha kritike e pandemisë ka frenuar vizitat e qytetarëve te mjeku. Sipas të dhënave të bëra publike në raportin e INSTAT për Treguesit e Shëndetit Publik në vitin 2020, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor spitalor është 7.353.296, mesatarisht 2,6 kontakte për person në vit. Numri i vizitave shënon një rënie me 3,9 %, krahasuar me numrin e vizitave në vitin 2019. Ulje kanë shënuar edhe ndërhyrjet kirurgjikale. Në institucionet publike të shërbimit spitalor janë kryer 46.369 ndërhyrje kirurgjikale, 27,2 % më pak, krahasuar me një vit më parë

Më pak konsulta në vitin 2020 kanë bërë edhe fëmijët. Në 2020, në konsultorin e fëmijëve janë regjistruar 256.146 fëmijë dhe janë kryer 708.211 vizita, mesatarisht 2,8 vizita për fëmijë në vit. Krahasuar me vitin 2019, numri i vizitave është ulur me 9,5 %. Nga totali i vizitave, 57,9 % e tyre janë realizuar me asistencë të mjekut specialist dhe pjesa tjetër janë ndjekur nga mami dhe infermierë.

Vaksinat që janë të detyrueshme për fëmijët në vendin tonë, që janë pjesë e kalenadarit të vaksinave, mbulesa vaksinale për vitin 2020 rezulton është mesatarisht në nivelet mbi 97 % duke përmbushur kështu dhe kriterin bazë, ku çdo antigen vaksinal duhet të jetë mbi 95 % në nivel kombëtar.

Në raport shkruhet se përjashtim bënë vetëm grupi FruthRubeolë dhe Parotit, me mbulim 91,0 %. Ky grup vaksinash, në vitin 2020, ka rënë me 4,0 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2018 që rezulton dhe si vitit më i keq, ku mbulesa ra nën 95% dhe arriti në 94.1% pati shpërthime të disa rasteve të fruthit të fëmijët e pavaksinuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?