Bota

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ndërlikon më tej situatën e refugjatëve në Ballkan

9 Prill 2021, 11:50| Përditesimi: 9 Prill 2021, 11:53

  • Share

Situata e refugjatëve në Ballkan, është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të pandemisë,, ku disa kampe janë vendosur në karantinë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Vetëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, në kampin Miral, janë regjistruar 147 raste pozitive në dy javët e fundit dhe deri më tani janë identifikuar 265 raste në të gjitha objektet.

Edhe pse ato nuk priten mirë nga disa emigrantë, rreth 50 prej tyre u larguan nga një prej kampeve këtë javë duke kapërcyer telat.

"Gjëja që na shqetëson është se kemi një numër të madh emigrantësh pozitivë dhe ne nuk mund t’i ndjekim rastet e tyre sepse ata kanë lënë qendrat. Dhe ne duhet të jemi të vetëdijshëm se ata rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve në fshatin Unsko Sanski" , shpjegoi Nermina Cemalovic, zyrtare rajonale e shëndetësisë.

Më shumë se 6,000 refugjatë janë bllokuar në Bosnjë, në përpjekjet e tyre për të kaluar në BE. Shumica janë pritur në kampet zyrtare, por shumë flenë në shtëpi të braktisura ose në fshatra të improvizuara të tendave përgjatë kufirit me Kroacinë.

Në Rumani, qendra e akomodimit për emigrantët në Timishoara ka mbyllur dyert e saj plotësisht pas identifikimit të 17 rasteve pozitivë me Covid-19, edhe pse kampi ishte  i vetmi vend ku mund të strehoheshin azilkërkuesit të cilët duhet të vendoseshin në karantinë.

Çdo ditë, policia kufitare rumune pranon refugjatë të rinj, të cilët shpesh vijnë nga Serbia. Por tani, pa infrastrukturë të përshtatshme për ti  akomoduar ose izoluar, shumë prej tyre mbeten rrugëve.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?