Pandemia e koronavirusit, Trump shpall emergjencën kombëtare

13 Mars 2020, 20:49| Përditesimi: 13 Mars 2020, 21:23

  • Share

Presidenti i SHBA Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencë kombëtare dhe ka urdhëruar të gjithë qendrat spitalore në vend të  aktivizojnë planet e emergjencës.

Gjatë një konference për shtyp, Trump tha se brenda një kohe të shkurtër do të kryhen shumë teste për koronavirusin për të kuptuar përhapjen e saj dhe  të frenojnë përhapjen e këtij virusi. 

Trump shtoi se brenda dy orëve do të dalin me njoftimin e plotë me të gjitha masat dhe hapat e tjerë që do të ndiqen në lidhje me frenimin e koronavirusit.

Gjendja e emergjencës lejon qeverinë federale të akordojë deri në 50 miliardë dollarë si pjesë e fondeve  duke hequr rregullat mbi sigurimin e kujdesit shëndetësor dhe të shpejtojë testimin për analizat e koronavirusit, ritmi i ngadaltë i të cilit është kritikuar gjerësisht.

Në SHBA aktualisht 1,701 raste të konfirmuara të Covid-19 dhe 40 vdekje. Disa shtete amerikane kanë marrë masa për të frenuar nivelin e inflacionit, përfshirë ndalimin e tubimeve të mëdha, ngjarjeve sportive dhe mbylljen e shkollave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?