Saimir Tahiri

Pandemia e COVID-19 shtyn seancën gjyqësore të Saimir Tahirit, mungojnë avokatët e palët

9 Prill 2020, 15:00| Përditesimi: 9 Prill 2020, 15:11

  • Share

Pandemia e krijuar nga koronavirusi kka shtyrë seancën gjyqësore të ish-minitrit të Brendshëm Saimir Tahiri për në datën 28 prill.

Gjykata e Posacme e Apelit kundër Krimit të Organizuar ka bërë çeljen e procesit, por në sallën e gjyqit ishin të pranishëm vetëm dy prokurorë të çeshtjeve e treshja gjykuese, por mungonin avokatët dhe palët.

Ish-ministri i Brendshëm u akuzua në kohën kur ka mbajtur këtë post, për shpërdorim detyre, por vetë ai i ka hedhur poshtë këto akuza.

Gjykata e Apelit e kishte caktuar seancën e rradhës për ish-ministrin ditën e sotme, ku do të zhvillohej pa media dhe publik.

Kujtojmë se Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit.

Githashtu seanca për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela është shtyrë për të njëjtën arsye si të Tahirit, pasi avokatët dhe të pandehurit nuk kane qenë të pranishëm.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?