Aktori Robert Ndrenika dhe mesazhi që bën për t'u vaksinuar

Shëndeti

Pandemia e COVID-19, aktori Robert Ndrenika bën thirrje për t'u vaksinuar: Akt dashurie për të jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit

9 Nëntor 2021, 08:29| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 08:35

  • Share

Teksa e gjithë Europa po përballet me valën e katërt të pandemisë së COVID, edhe në vendin tonë është regjistruar një rritje e rasteve të reja të infeksionit.

Autoritetet shëndetësore në vend bëjnë çdo ditë apel për t'u vaksinuar, si e vetmja mënyrë për ta mposhtur COVID, ndërsa thirrje nuk kanë munguar as nga personazhe të njohur.

Një thirrje e tillë ka ardhur edhe nga aktori i mirënjohur Robert Ndrenik, i cili e konsideron vaksinimin si 'akt dashurie'. Kryeministri Edi Rama ka postuar sot mesazhin e aktorit, i cili thotë se vaksinimi shërben për të na mbrojtur e për ë jetuar më gjatë pranë njëri-tjetrit.

"Nipërit dhe mbesat nuk reshtin së na dhëni dashuri ne gjyshërve. Jam i bindur se edhe vaksinimi është akt dashurie, për të na mbrojtur ne, e për të jetuar gjatë pranë njëri-tjetrit", thotë aktori Ndrenika.

Ditën e djeshme në vendi u regjistrua edhe një rritje e viktimave nga virusi, ku 11 persona humbën betejën me COVID, ndërkohë u regjistruan 230 rase të reja.

Në vend vijon procesi i vaksinimit, ku është miratuar edhe aplikimi i dozave të treta për personat mbi 60-vvjeç dhe po ashtu edhe vaksinimi i të miturve mbi 16 vjeç dhe për ata nga 12-15 vjeç me sëmundje bashkëshoqëruese.

Mesazhi i aktorit, postuar nga kryeministri Edi Rama në Facebook

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?