Gjirokastër

Pandemia e COVID/ Turizmi 'merr frymë', shkurti i këtij viti shënon rritje të numrit të vizitorëve

20 Prill 2022, 12:31| Përditesimi: 20 Prill 2022, 12:35

  • Share

Turizmi duket se është 'çliruar' nga pandemia e COVID, ku treguesit që kanë lidhje me shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese në të gjithë vendin u përmirësuan ndjeshëm në muajin shkurt 2022 në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, në shkurt të 2022  numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 51,2 %, në krahasim me Shkurt 2021. Rritje ka pësuar edhe numri i vizitorëve rezident, që është rritur me 73,1 %, numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 23,7 %, ndërsa numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 86,4 %, në krahasim me Shkurt 2021.

Po gjatë këtij muaji është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 51,2 %, krahasuar me Shkurt 2021. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,2 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 75,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Numri i netë qëndrimeve në të njëjtën periudhë gjithsej është rritur me 86,4 %, në krahasim me muajin Shkurt 2021. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 2,1 herë. Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 2,1 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë prej 79,3 %.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?