Pandemia Covid vazhdon të vrasë në SHBA! Rikthehen disa prej masave kufizuese

16 Korrik 2020, 09:04| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 09:06

  • Share

Pandemia Covid vazhdon të godasë sidomos në Kontinentin amerikan.

Në SHBA janë regjistruar që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, rreth 3.5 milionë raste infeksioni, për një total viktimash prej më shumë se 137 mijë.

Dhe teksa rastet e reja po rriten, Arizona, Teksasi dhe Florida, që së bashku kanë raportuar rreth 25,000 raste të reja infeksioni Covid, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të ashpërsojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Edhe Alabama do të bëj të detyrueshme mbajtjen e maskës pasi raportoi për 40 viktima në një ditë të vetme.

Në Teksas, guvernatori republikan, Greg Abbott, ka bërë thirrje për mbajtjen e maskave në mënyrë që të shmanget rikthimi i masave të izolimit dhe bllokimit.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo, përmes një vendimi u ka kërkuar banorëve të 22 shteteve të vetizolohen për 14 ditë nëse vizitojnë Nju Jorkun.


Lajmi kryesor:

Covid, në Itali regjistrohen 20 viktima! 13.5 milion raste infeksioni në botë… Mbi 137 mijë vdekje në SHBA


  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?