Pandemia Covid në Ballkan/ Kosova regjistron rekord infeksionesh të reja! 22 viktima në Kroaci dhe Rumani

27 Korrik 2020, 15:30| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 15:33

  • Share

Kosova regjistroi ditën e sotme 276 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 7413 raste Covid.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 8 viktima për një total prej 185 vdekje prej Covid-19.

Qeveria Hoti do të shpërndajë gjysmë milioni maska falas për qytetarët e Kosovës.

Lajmi u deklarua nga  Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili theksoi se maskat janë donacion i ardhur nga diaspora

Kroacia ka regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara 24 raste të reja të personave të identifikuar të prekur nga koronavirusi, për një total prej 4881 infeksione që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu autoritetet raportuan edhe për 3 viktima, shifër kjo që e rrit numrin e atyre që kanë humbur jetën nga Covid në 139.

Rumania ka regjistruar në 24 orët e fundit edhe një tjetër numër rekord infeksionesh të reja të regjistruara që nga fillimi i pandemisë Covid.

Autoritetet u deklaruan për 1104 persona të identifikuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit. Gjithashtu në vend janë regjistruar edhe 19 viktima.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 45 902 raste, për një total viktimash prej 2206, kurse totali i të shëruarve është 25794.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?