Pandeli Majko:Vrasja e Ivanoviçit
një akt kundër shtetit të Kosovës

16 Janar 2018, 19:56| Përditesimi:

  • Share
Pas vrasjes së kryetarin të Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviç, rreth orës 08:00 në Mitrovicën e Veriut, ka reaguar edhe Ministri i Diasporës Shqiptare, Pandeli Majko nëpërmjet “Facebook-ut”.

Majko shprehet se Ivanoviç ishte një zë i fortë i serbëve në Kosovë, është ngjarje e rëndë. Kjo ngjarje sipas tij vjen s’pasoj e atyre që duan të dëmtojnë marrëdhëniet shqiptaro – serbe. Mjko shpreson, që Kosova të nderoj Ivanovicin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.

Statusi:

Vrasja e Oliver Ivanovicit, një prej zërave të fortë të serbëve të Kosovës është një ngjarje e rëndë. Ajo vjen në favor të atyre të cilët duan që mardhënia shqiptaro – serbe të jetë një krizë favorizuese e interesave joeuropiane.

Vrasja e Ivanovicit është një akt kundër shtetit të Kosovës dhe po aq antishqiptar. Shpresoj, që Kosova të nderoj Ivanovicin si humbjen e një shtetasi të vet. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj atyre që presin të kundërtën.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?