Panariti: Produktet me standarde të
BE mund të eksportohen në Shqipëri

8 Tetor 2014, 16:26| Përditesimi:

  • Share
Të gjitha produktet bujqësore nga Kosova, të cilat i plotësojnë standardet evropiane, përfshirë edhe miellin, mund te eksportohet pa asnjë problem ne Shqipëri. Kështu pohoi ministri i Bujqësisë së Shqipërisë Edmond Panariti, pas një takimi që pati në Prishtinë me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës Valdet Gjinovcin.

Panariti u shpreh se gjatë këtij takimi ranë dakord për adaptimin e një standardi unik, për çështjen e sigurisë së ushqimeve dhe se kjo bënë që të hiqet çdo lloj pengese, në lëvizjen e lirë të mallrave ushqimor, jo vetëm të miellit, por të të gjitha produkteve.

Gjithashtu shtoi se produktet kosovare, janë produkte cilësore, të cilat janë sipas standardeve me të larta të BE-së dhe se nuk ekzistojnë pengesa, që këto produkte të eksportohen dhe në tregun e Shqipërisë, në momentin që ato i plotësojnë këto standarde.

Më tej ai tha se edhe gjatë këtij takimi u konfirmua se mielli, i cili është për eksport në Shqipëri, e i cili ndodhet në doganë, ka përqindje 12.5 të proteinave dhe se nuk do të ketë kurrfarë pengese.

Ndërsa tha se deklaratat e tij për miellin e importuar, te cilin e ka quajtur krunde, janë keq interpretuar dhe se nuk do të këtë asnjë barrierë për importuesit kosovar te miellit, te cilët i plotësojnë standardet e BE-së. Ai thotë se i del në krah konsumatorëve dhe interesave të tyre, për ushqim cilësor dhe të sigurte.

Panariti nder të tjera njoftoi se nuk do të ketë asnjë lloj pengese gjatë këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, pasi që në fund të nëntorit, në Prishtinë, do të paraqitet platforma kombëtare e ushqimit, e që do të jetë një dokument bazë e standardeve unike, të cilësisë dhe sigurisë, të unifikimit të metodave dhe standardeve mes të dyja vendeve, në fushën e prodhimeve bujqësor dhe ushqimeve, dhe se kjo do të jetë një arritje e madhe dhe një garanci më shumë për konsumatorin, i cili do të furnizohet me produkte cilësore dhe të sigurta.

Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës Valdet Gjinovci, tha se produktet kosovare të cilat prodhohen në Kosovë dhe eksportohen, gjithmonë monitorohen dhe se ato janë brenda standardeve të BE-së.

Ndërkaq Sead Shehu, drejtor i “M & Sillosi” tha se ata asnjëherë nuk kanë pasur probleme me eksport të miellit me Shqipërinë.

Ndryshe, megjithëse ishte paralajmëruar si një takim urgjent mes ministrit ë Bujqësisë së Shqipërisë Edmond Panariti dhe Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës (AUV) Valdet Gjinovcin, Panariti tha se ky ishte një takim i planifikuar. Ndërkaq në takimin me përfaqësues të bizneseve prodhuese të miellit në Kosovë, nuk u lejuan që mediat të qëndrojnë brenda dhe pse një gjë e tillë iu kishte lejuar në fillim.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?