Panariti “zbut” tonet e LSI
ndaj ndërkombëtarëve

11 Nëntor 2017, 12:17| Përditesimi:

  • Share
Me rastin e përkujtimit të 100 vjetorit të themelimit të Liceut Francez të Korçës, ish-ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI Edmond Panariti, i cili ishte pë vizitë në këtë qytet, ka bërë një koment lidhur me situatën politike në vend.

Ndryshe nga Luan Rama dhe Petrit Vasili, dy përfaqësues të lartë të kësaj partie, të cilët ditët e fundit kanë sulmuar faktorin ndërkombëtar në Shqipëri, Panariti është shprehur më i moderuar.

Duke e vënë theksin te reforma në drejtësi, Panariti tha: “Nuk dua të komentoj për deklaratat e ambasadorëve apo të personaliteteve të tjera të politikës apo diplomacisë. Ajo që dua të theksoj është që ne duhet të vëmë në veprim komisionet e Vettingut të verifikimit të figurave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Këto duhen bërë sepse jemi vonë, pra ëshëe humbur kohë shumë e vlefshme. Këtë pret opinioni publik, që komisioni i Vettingut të fillojë sa më shpejt në mënyrë që procesi i skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfundojë brenda mundesisht këtij viti në mënyrë që pastaj pse jo të shtrihet edhe në politikën e lartë të Shqiperisë. Këtë pret opinioni publik, çdo vonesë nuk i shërben reformes në drejtësi”.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?