Panairi i verës, Beograd

Panairi i Verës në kuadër të ‘Open Balkan’ në Beograd, jepen 12 medalje për verërat shqiptare

4 Shtator 2022, 11:40| Përditesimi: 4 Shtator 2022, 11:52

  • Share

Në kuadër të Ballkanit të Hapur, në Beograd, u mbajt një Panair Vere, ku morën pjesë 22 kantina prodhuese shqiptare të verërave si dhe kantina nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Bashkë me seancat e degustimit si dhe takimet dy palëshe mes prodhuesve, në ditën e tretë  të panairit u zhvillua një konkurs me pjesëmarrjen e mbi 600 llojeve të ndryshme verash nga kantinat e rajonit në prani të një jurie profesioniste të cilën e drejtonte Carolinë Gilby nga Britania.

Në mesin e gjithë pjesëmarrësve vera e kuqe shqiptare e Kantinës “Nurellari” u vlerësua me medalje floriri. Po ketë medalje për verën e bardhë e mori edhe Kantina “Faba”. 7 Medalje Argjend u vlerësuan kantinat: Duka, Belba, Faba, Nurellari, Medaur, Belba  dhe 3 Medalje Bronzi u dhanë për Belba, Medaur, Duka.

Qeveria shqiptare thotë se vreshtarinë dhe verëtaria e ka në fokus me synim nxitjen e zhvillimit të sektorit.

“Panairi i Verërave” do të përsëritet çdo vit midis vendeve të rajonit të Ballkanit të Hapur si një nismë më shumë për hapjen dhe për fuqizimin ekonomik të vendeve.

Panairi i parë i verërave, i quajtur "Vizioni i Verës" nisi më 2 shtator në Beograd, dhe do të zgjasë 4 ditë. Të pranishëm në panair ishin kryeministri Edi Rama, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriur Dimitar Kovaçevski dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

250 prodhues nga e gjithë bota marrin pjesë, ndërkohë që 22 janë nga Shqipëria. Panairi do të mirëpresë prodhuesit më të mirë të verës në rajon me qëllim promovimin e kombinimit të shijeve që përfaqësojnë frymën e Ballkanit, gjeografinë e tij dhe pasurinë e tij të varieteteve. Në panair do të prezantojnë produktet e tyre  edhe kompani europiane dhe botërore, lider në vreshtari dhe prodhimin e verës.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ard: 04/09/2022 14:50

    Urime prodhueseve te vererave ,por nje urim te vecante e kam per Shoqaten e Somelierise me drejtues Dashamir Elezi dhe prezantuesit Irdi Lushi te clet kane meriten kryesore per organizimin e perfaqesimit te vererave shqipetare,tecilet kane sakrifikuar shume per perfaqesimin e Shqiperise ne keto panaire. Shpreh keqardhje per qeverrine qe nuk ka dhen asnje kontribut ne kete fushe por te pakten ti kishin provuar keto verera te mrekullueshme qoft edhe per sy e faqe. Turp per Ministren e Bujqesise qe nuk e ka idene se cfar prodhohet ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?