Panairi i Turizmit në Berlin, Belshi fiton çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër mes 100 vendeve

7 Mars, 09:43| Përditesimi: 7 Mars, 09:46

  • Share

Qyteti i Belshit ka fituar në panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Arif Tafani, dhe ekipin e bashkisë Belsh si dhe sipërmarrësit që me investimet e tyre po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.

‘Belshi i Rilindur nga ferrat e plehrat ku e gjetëm kur morëm detyrën, fitoi dje Çmimin e Dytë si destinacion i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin.

Një super bravo kryetarit të bashkisë Arif Tafani, ekipit simpatik të Bashkisë Belsh, sipërmarrësve të vegjël të Belshit që me investimet e tyre në hoteleri e shërbime po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, si edhe komunitetit të mirë e mikpritës belshiot.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?