Panairi i Librit, Rama: Interes i lartë për leximin

16 Nëntor 2023, 14:22| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 14:24

  • Share

Në ditën e dytë të Panairit të Librit në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të interes të lartë të treguar nga të rinjtë për leximin.

Në një video të postuar në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë e vlerëson një atmosferë të bukur dhe kënaqësi të shohësh kaq shumë interes në “këtë organizim vlerash dhe promovimi të leximit”, siç ai thekson.

“Atmosferë e bukur në hyrje të Panairit të Librit. Kënaqësi të shohësh kaq shumë interes në këtë organizim vlerash dhe promovimi të leximit”, shkruan Rama.

Panairi i Librit do të qëndrojë i hapur deri më 19 nëntor.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?