Panairi i librit nuk është treg venecian!

20 Nëntor 2023, 10:05| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 10:06

  • Share

Të shkruash libra nuk është çështje monetare apo mundësi jetese e as më tepër formë lëmoshë! Nuk është as qëllimi për t'u bërë pjesë e një shtrese të lartë publike apo sociale. Po të ishte kështu shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë nuk do të kishin vdekur të varfër ekonomisht, sepse materialja për t'a nuk kishte asnjë rëndësi.

Dikush shkruan e zgjedhë të shkruaj, sepse këtë të fundit e ka një mënyrë për të komunikuar me veten e të tjerët, të dëshmuar atë që nuk kanë kurajë t'a bëjnë të tjerët! Letërsia nuk ka lindur si një panair shkëmbimesh frutash e perimesh mes tregtarëve, por si një formë komunikimi me të tjerët e reflektimi me veten nën shoqërimin e kandilit të ndezur në dhomat e ftohta për t'u kthyer një ushqimi ekselence për sallonet mondane!

Një panair libri nuk duhet të jetë kurrsesi një treg venecian ku shiten e blihen gjëra dhe në plan të parë është qëllimi i fitimit!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?